Promovohet albumi me fotografi dhe vepra te skulptorit Odhise Paskali

Tirane 17 shtator NOA - Sot ne sallen Tefta Tashko Koco prane Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve u organizua ceremonia e promovimit te albumit The best of Paskali nje permbledhje kjo me fotografi e veprat me te mira te skulptorit te njohur shqiptar.
Odhise Paskali lindi ne Permet ne vitin 1903. Studioi per Letersi dhe Filozofi ne Torino te Italise ku me pas vazhdoi studimet per Histori arti ne vitin 1927 dhe vite me vone ne 1931-shin krijoi shoqerine Miqte e artit.
Ne periudhen e viteve 1932-1937 ne disa qytete te Shqiperise u ngriten disa monumente skulpturore punime te autorit.
Skulptori i Popullit eshte i njohur per shume nga punimet e tij por mbi te gjitha ne krijimtarine e vet te larmishme jane te njohura veprat I urituri Luftetari Kombetar Themistokli Germenji ne Korce Ushtari i panjohur Partizani fitimtar Mathauzen Austri 1968 Monumenti i Skenderbeut ne Tirane me bashkautore Bustet Naim Frasheri Jeronim De Rada Vojo Kushi e shume vepra te tjera.
Albumi i tij u realizua ne saj te se bijes Floriana Paskali kritike arti dhe mbeshtetjes se MTKRS-se.
Jane pikerisht theniet dhe vepra e Paskalit tone te madh kryefjala e kesaj ceremonie ne te cilen me prezent se cilido eshte vete ai Odhise Paskali i cili na dha mundesine te kurorezojme nje veper qe permban ne vetvete shume vepra njeherazi ne gjurmet e se ciles ne shohim nje pjese te rendesishme te kultures dhe tradites sone tha ne fjalen e tij me kete rast ministri i Kultures Ferdinand Xhaferri.
Sipas tij me ane te albumit The Best of Paskali ne te cilin ze vend krijimtaria me perfaqesuese e tij ne arrijme te njohim drejtpersedrejti shpirtin e ketij artisti te pazakonte misionin e shenjte ndaj artit te cilit ai iu perkushtua pergjate gjithe jetes se tij.
Ne fund Xhaferraj pohoi se me punen dhe talentin e jashtezakonshem qe bartte gjenialiteti i Paskalit dhe i shume artisteve te tjere te kesaj permase shoqeria mundi te kuptonte se arti nuk ishte vetem fjala apo tingulli por edhe imazhi ne krejt kompleksitetin e tij.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kulture/89-kulture/30687-promovohet-albumi-me-fotografi-dhe-vepra-te-skulptorit-odhise-paskali-titlePromovohet albumi me fotografi dhe vepra te skulptorit Odhise Paskali theme blue nickagjencianoa