Testamenti i shkrimtarit

Testamenti
E dashur Efterpi
Kete leter qe eshte ndoshta e fundit desha te ta shkruaj me dore po nuk mund. Sot nuk e kam doren te sigurt me dridhet. Ti slsquoje ketu. Ke shkuar me Pandin ne Rrushkull per te pare Poliksenin dhe Atalanten. Te nxita me shume une. Nga brenga nga malli. Jam vetem ne shtepi. Doruntina ka shkuar te loze me vajzat e Bajramit. Mendjen e kam te turbullt nga pagjumesia nga endrrat e keqia. Sikur me ndiqnin gjermanet qe te me varnin. Iknja me vrap hynja ne gropa e puse dilnja prape. Ata me ndiqnin. Ment me kapnin. Iknja perseri prape. Ne nje cast u gjende ti prane meje. Dhe iknim. Pastaj u ndame. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerezit tane. Prape gropa puse gremina. Sikur isha ne Berat nen Kala. Ne nje sterre te Kalase prane Kishes. Me tej ne Fier. Kisha shpetuar nga ndjekjet dhe kerkoja ndonje shtepi per tlsquou fshehur. Isha zbathur i zveshur. Dikush me thirri Qendro Dhimitri Te zume Me rrethuan me zune dhe po me shpinin te me vrisnin. Une qeshnja. Kisha qejf te me vrisnin...Dhe ja u gjenda ne burg. Shume njerez. Midis tyre Sofo Comora qe ka vdekur. Me shikonte me dhembje Si u be keshtu o Pasko Clsquoke bere - Slsquodi.-Shiko ketu. Dhe me dha ca shkresa te shkruara bukur nje akt akuze dhe ca lidhje te tjera. Me quanin bejtexhi. Me thoshin se kisha bere nje vjershe me rima italiane. Pashe Andrean. I erdhi keq. U vendos te me vrasin. Prape u gezova. Fundja do vdes thashe. Do te shpetoj. Do clodhem. Jeta ime kaq qene shume e turbullt e ngaterruar e mire dhe e keqe. Sa mire qe mbaroi. Kur u ngrita ti po beheshe gati per Rrushkull. Koken e kisha dhe e kam te rende. Ti shkove me 7 e gjysem. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e me solli lajmin vdiq Thanas Cikuli...sipas mendjes sime shpetoi. E kam zili. Vdekja eshte prehje e madhe shkeputje nga dhembjet. Vertet edhe nga gazet por ne nje kohe kur njeriu eshte shume i semure i merzitur vdekja eshte shpetim nga dhembjet fizike e shpirterore. Qe te dyja jane te renda. Ti e di sa dhembje kam pasur kohet e fundit. Njera qe ti ma di eshte se si pasoje e tyre nuk jam i zoti te punoj te krijoj te paguaj buken qe me jep shteti per vete e per femijet. Une skam qene dhe slsquodua kurre te jem parazit. Po clsquote bej grua Slsquomund. Koken e kam te turbullt.
...
Letren ta nisa per tjeter gje te te perseris porosite e mija te fundit. Me fal se te merzit. Une tlsquoi kam thene kaq here. Te kam helmuar jeten sepse edhe mua ma kane helmuar te tjeret. Dhe slsquokam qene i zoti ta mbaj helmin per vete sic me takon. Ky qofte helmi i fundit qe po te sjell.
Ne u bashkuam rrojtem e beme femije ne vjet stuhie burg urbanizem hotel. Por atehere kisha shendet dhe i kaperceva te gjitha. Tani ti e di... I di netet e mija. Semundjet dhe brengat me brehne me hengren. Nuk e dua por nuk e largoj dot. E shoh se afrohet me cik. Me vjen keq qe do ti le femijet te vegjel pa krah mbase ne vobekesi te madhe ne pamundesi per tlsquoua arritur synimeve. Pensioni im nuk do te mjaftoje. Skam vjet sherbimi. Domosdo 22 vjet jashte. Edhe atje kam punuar sa jam shuar po keta jete pune nuk peshojne per efekt pensioni. Fati im i keq fati i tyre i keq. Ndofta pas vdekjes kur te pushojne pasionet dhe urrejtjet shteti yne mund ti ndihmoje per hir te punes sime te kaluar ne gazetari dhe letersi qe ne moshe te njome dhe sidomos ne fushen ekonomike. Nje pjese e shkrimeve te mija-shqip dhe rumanisht- jane aty ne Biblioteken Kombetare. Disa njerez i dine perpjekjet e mija kunder kapitalit italian kunder grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetjak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim....
Kam punuar shume kam dashur shume kam gabuar shume. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot nuk ndreqet dot. Te kam treguar se gjermanet do te me varnin perpara Bashkise kur muaren vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhes se re qe donin te benin. Me shpetoi fati....
Do me njohe dhe do te me kuptoje dikush te pakten pas vdekjes
Nuk e di Desha te me kuptonte dhe njihte jo per nder e lavdi po qe femijet e mij te cileve ju le trashegim punen dhe endrrat e minja te mos vuajne per buke sa jane te vegjel te ndjekin studimet dhe te gjejne udhen e tyre ne jete. Jam i sigurt se po te vleresohej ne kete drejtim puna dhe perpjekjet e mija ne te kaluaren femijet nuk do te vuanin. Nisa te shkruaj nje leter lamtumire te shkurter dhe u nxeva - ndonese me bucasin veshet e me dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.
Degjo
Shenjat nuk i kam te mira. Tensioni ngrihet e ulet zemra ngec. Nisem per ne zyre a per shetitje dhe me priten kembet me mbahet fryma. Ndalem e helmohem per ilace. Netet i kam sketerre sic i di vete. Keto te gjitha thone se nuk e kam te gjate. Pra mos u hidhero se po te porosi edhe njehere.
1. Kur te vdes mos me beni lajmerime nga ato qe ngjiten neper mure. Vdekja eshte nje ngjarje qe i takon atij qe vdes dhe shtepise se tij. Pse ta dije bota Slsquodua
Nuk do te lajmeroni para varrimit asnjerin me perjashtim te pese a gjashte njerezve me te aferm per te bere formalitetit e varrimit dhe varrimin. Kaq.
Slsquokam qejf te merzis njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur te varrosesha ne Poradec prane babait e nenes ose lart ne geshtenjat ne Shen Djele. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi eshte nje ngaterrese. Varrosmeni ketu ne Tirane. Gjithe Shqiperi eshte Nuk dua asnje shkrim mbi varr. Vetem nje kryq si babaj gjyshi stergjyshi.
Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje. Te mos u shfaqe zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdhe eshte atdhe bile edhe atehere kur te vret. Ketu kane lindur ketu te rrojne me mish e shpirt qofte edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kane prirje per letersi. Le te mbarojne studimet ne ndonje dege praktike ajo fizike ay mjekesi ose ndonje fakultet tjeter fjala vjen per arsimtar dhe le te merren edhe me letersi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi ne letersi ne vendin tone eshte he per he nje rruge vuajtjesh buka e tij eshte e hidhur. E hidhur them per ate qe slsquodi marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersise eshte nje toke ku gelojne gjarperinjte. Te vrasin shoket se u ben hije . Dhe kur nuk u ben hije do te thote se nuk je i zoti per letersi. Doreshkrimet ia le atyre te dyve sidomos Pandeliut. Te mos i preke askush Ay do te rritet do te lexoje shenimet e parealizuara do tlsquoi perpunoje. Per kete duhet te grumbulloje me pare shume kulture. Talenti prirja nuk vlejne asgje pa pune pa kulture.
Askush te mos i preke doreshkrimet para se te me rritet djali I vini ne arke i mbyllni
Polikseni dhe Atalante Pandeli dhe Doruntine Te doni njeri-tjetrin te duroni njeri-tjetrin....Do ti kerkoni jetes aq sa mund tlsquoju jape.
Ta doni dhe ta nderoni mamane se ka qene trime ne jete ka vojtur shume. Te dy kemi vojtur. Embelsojani pak pleqerine pas kaq shume tufanesh. Ajo ka grumbulluar shume pervoje nga jeta e hidhur dhe kjo pervoje mund te jete e dobishme per ju qe te mos vuani.
Doruntina eshte me e vogla. Ajo ka nevoje per mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmen tuaj qe te mund te prehem i qete ne dhe.
Mos me qani Mbahuni Une e rrojta jeten. Mbarova qerthullin tim. Nuk dua tlsquoju shohin te tjeret kur qani. Me degjoni Lotet jane te kote. Kush vdes nuk ngjallet. Une as qe dua te ngjallem as qe dua ta filloj jeten perseri. Mjaft Kete porosi mos e shkelni.
Efterpi me fal per kete merzitje te fundit Mbahu dhe jepu zemer femijeve. Bej sic te porosita. Mos ndrysho asgje. Nuk dua njerez ne varrimin tim. Me te shumtit vijne per sehir per forme. Une i kam urryer ngahere varrimet e bujshme me kallaballek. Edhe disa fjale kuptohet se nuk do te lajmerosh as njerezit e tu ketu ose ne Korce me perjashtim te Foqit dhe Nestit. Dajon tend te madhin K. si dhe te shoqen do ti paralajmerosh me tej te mos shkelin ne shtepine tone. As ti as femijet e minj slsquokane nevoje per viziten dhe ngushellimin e tyre Kurre Te kam thene gjithnje gjaku uje slsquobehet...po behet qelb.
Per kete shkak nuk dua qe ime moter Lirie te me qaje e te beje gurgulet e saja. Sot me vret me sjelljet e saj te felliqura neser me qan si ne komedi. Jashte
Te perqafoj te lutem te me falesh dhe lamtumire.
Yti
Dhimitraq