Kualifikim i detyruar për bluzat e bardha
11/12/2009 Vlerësimi do të përfshijë punonjësit e spitaleve, poliklinikave, farmacive e klinikave dentare
Përveç rritjes së pagës, penalizime me largim nga vendet e punës për të pakualifikuarit
Mbajtja e vendeve të punës për punonjësit e shëndetësisë do të kushtëzohet nga testimet e certifikimit të njohurive profesionale. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, i gjithë personeli shëndetësor që shërben në spitale, poliklinika, farmaci, klinika dentare e institucione të tjera shëndetësore duhet të paraqitet për t’u regjistruar në programin e kontrollimit të njohurive në lidhje me kujdesin dhe cilësinë e shërbimeve që duhet të ofrojnë për pacientët. Drejtuesit e dikasterit shëndetësor bëjnë me dije se ky rregull do të jetë i detyrueshëm për të gjithë dhe do të shoqërohet me masa penalizuese deri në largimin nga puna për të gjithë punonjësit që do të refuzojnë pjesëmarrjen në shkallët e kualifikimit.
Vlerësimi
Do të jetë Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim që do të merret me vlerësimin e njohurive të bluzave të bardha në rang vendi. Gjithashtu janë përcaktuar edhe indikatorët që do të shërbejnë për kualifikimin e punonjësve të të gjitha fushave. Mjekët dhe punonjësit që pas testimit nuk do të paraqesin shkallën e duhur të kualifikimit dhe zotërimit të njohurive, në përshtatje edhe me ndryshimet shkencore të ndodhura së fundi në secilin sektor, do të detyrohen të lënë punën. Ndërsa për kategoritë që jo vetëm do të bëhen pjesë e kualifikimeve të vazhdueshme, por dhe do të tregojnë rezultatet pozitive, do të jepen shpërblime mbi pagë. Lidhur me këtë situatë ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka pohuar gjatë ditës së djeshme në Konferencën e parë Kombëtare për Edukimin në Vazhdim për Profesionistët e Shëndetësisë, se “ata që do të kenë mangësi të mëdha gjatë procesit të ricertifikimit nuk mund të vazhdojnë më në një sistem publik, që nuk mund të tolerojë as empirizmin dhe as aprofesionalizmin, që dëmton cilësinë e shërbimit, por dhe zemëron në mënyrë të padrejtë qytetarin për cilësinë e munguar".
Shpërblimet
Në fillim të vitit të ardhshëm do të lidhen kontrata e reja ndërmjet Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor si dhe bluzave të bardha, ku do të sanksionohen edhe ndryshimet përkatëse. Zbatimi i programit të certifikimit të njohurive do të shoqërohet me vendosjen e buxhetit përkatës realizues. Tashmë është përcaktuar dhënia e bonusit prej 5 për qind mbi pagën aktuale për të gjitha grupet që do të arrijnë të kalojnë kriteret e përcaktuara. Pjesa që do të paguajë ISKSH-ja ka të bëjë me bonusin prej 5 për qind që jepet për qendrat shëndetësore. Nga ky bonus 10 pikë janë përcaktuar për trajnimet dhe ai do të jepet për të gjitha qendrat shëndetësore në bazë të realizimeve përkatëse nga ana e vetë mjekëve.