E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikimi i shqiptareve,

Projekti i Kornizes Shqiptare te Kualifikimeve ka mbledhur dje kreret e Drejtorive Arsimore Rajonale, perfaqesues te universiteteve dhe specialiste te MASH. Seminari i djeshem u organizua ne kuader te fushates informuese dhe sensibilizuese per KSHK, dhe do te vijoje me takime te tjera ne gjithe vendin. Brenda vitit 2008 do te miratohet edhe nje ligj per Kornizen Shqiptare te Kualifikimeve. Kjo e fundit do te jete nje sistem kombetar, i cili do te sherbeje per rregullimin, koordinimin dhe pozicionimin e kualifikimeve ne vendin tone, ne nje strukture me nivele. Keto nivele do te matin arritjet e nje individi ne nje fushe te arsimit ose formimit profesional dhe kane parime te njejta per te gjitha format e arsimit dhe formimit. KSHK do te jete nje strukture gjitheperfshirese (d.m.th., qe do te perfshije te gjitha kualifikimet, arsim baze, te mesem, te larte etj.), me 8 nivele, qe i korrespondojne Kornizes Evropiane te Kualifikimeve. Ajo do te mbeshtese Te Mesuarit Gjate Gjithe Jetes, duke percaktuar rruget e te nxenit, se bashku me sistemet e mbledhjes dhe transferimit te krediteve. KSHK do te sherbeje nder te tjera edhe per rritjen e cilesise ne Arsim e Formim dhe eshte planifikuar qe te vihet ne zbatim ne 5 vitet e ardhshme dhe do te jete plotesisht funksionale ne vitin 2012. Parimet e niveleve te Kornizes do te bejne te mundur krahasimin e arritjeve te nxenesve, studenteve e kursanteve, pasi do te nisen nga baza te njejta. Mundesia per kete krahasim eshte mjaft e rendesishme, sepse cdo forme e te mesuarit ne jete mund te transferohet nga nje nivel ne tjetrin per nje profil te caktuar, duke lehtesuar keshtu perparimin vertikal dhe horizontal te individeve. Te gjithe kualifikimet e KSHK do te jene objekt i procesit te njohjes se vlefshmerise se tyre, ose akreditimin, per te siguruar qe kualifikimet te jene aktuale dhe ne linje me standardet nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›