E Diel, 1 Nëntor 2026

Kualifikohen Meksika dhe Uruguai

Meksika dhe Uruguai janë skuadrat e para të cilat kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales, edhe pse Uruguai ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0.

Uruguai kaloj në epërsi më anë të sulmuesit të Ajaxit Suarez, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Cavannit në minutën e 43 të ndeshjes, gol i cili e bën Uruguain lider në grupin A.

Uruguai do të takohet me vendin e dytë të grupit B, i cili kundërshtar do të mësohet në ndeshjet që do të luhen sot në orën 20:30 ndërkaq Meksika do të pret vendin e parë të grupit B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›