E Diel, 1 Nëntor 2026

Kualifikohen Roma Shakhtar e Arsenal

Milani i dhuron tri piket Ajaksit Celsi peson humbjen e pare te edicionit

Mbremja e djeshme ne Champions League nuk ka dhuruar surpriza per sa u takon skuadrave qe jane kualifikuar ne fazen e 1/8-ve. Ne loje kishin mbetur edhe tri biletat e fundit por sipas kalendarit te ndeshjeve skuadrat e cilesuara out sider nuk kishin asnje shans per te vazhduar endrren qe te vazhdonin me tej ne aktivitetin me prestigjioz per klube ne kontinent. Ne kete menyre Roma Shakhtar Donjeck dhe Arsenali jane skuadrat qe kompletojne 16 me te mirat e ketij edicioni dhe tashme presin se cilin kundershtar do tu vendose shorti perballe.

Ne Grupin E Bajerni i Mynihut nuk e ka toleruar aspak Bazelin edhe pse bavarezet ishin te kualifikuar si fitues te grupit. Skuadra e drejtuar nga Luis van Gal fitoi me rezultatin 3-0 ndersa spikat rikthimi i Frenk Riberi si nje lojtar vendimtar. Ylli francez ka realizuar dy gola ne porten e zviceraneve ne minutat 35 dhe 50 ndersa ne mes ka ardhur edhe nje gol i Timoshuk. Roma ben minimumin e mundshem perballe CFR Kluzh. Duke qene se u mjaftonte vetem nje pike per tu kualifikuar dhe Bazeli nuk kishte me shans te fitonte verdhekuqte e Ranierit jane kenaqur me barazimin 1-1. Roma kryesonte deri ne minutat e fundit te takimit me golin e Borrielos megjithate Kluzh arriti te barazonte shifrat ne te 88-ten me Traore. Nderkohe Bazeli vazhdon aventuren ne kupa ku tashme do te luaje ne Europa League. Celsi i cili e kishte siguruar perpara dy ndeshjesh kualifikimin dhe vendin e pare ne Grupin F pesoi humbjen e pare ne kete edicion ne fushen e Olimpik Marsejes. Francezet qe ishin te kualifikuar pas avantazhit ne perballjet direkte me Spartakun e Moskes fituan me rezultatin 1-0. Rrjeta mban firmen e Brandao vetem nente minuta perpara fundit te ndeshjes duke thelluar krizen e bluve te Ancelotit qe vazhdojne serine e paraqitjeve te dobeta. Spartaku i Moskes fiton 1-2 ne fushen e Zhilines dhe e mbyll grupin ne vendin e trete duke fituar te drejten qe te luaje ne Europa League. Me golat e Aleks dhe Ibson ne pjesen e dyte ruset permbysen avantazhin e perkohshem te Zhilines me Majtan.

Reali i Madridit rikthehet i frikshem ndersa e mbyll Grupin G ne kuoten e 16 pikeve merengues jane keshtu skuadra qe ka grumbulluar me shume pike ne fazen e grupeve. Te besuarit e Zhoze Murinjos mposhten me rezultatin 4-0 Okserin ku protagonisti absolut i sfides ishte Karim Benzema. Sulmuesi francez ka shfrytezuar maksimalisht shansin e dhene ne tentativat per te fituar nje fanelle titullari. Milani nuk duket i madh perballe Ajaksit. Kuqezinjte humbasin 0-2 ne San Siro ndersa holandezet falenderojne per dhuraten dhe do te vazhdojne aventuren ne Europa League. Ne Grupin H aty ku situata dukej me e komplikuar dhe gara mendohej e hapur gjithcka eshte zgjidhur pa probleme. Shakhtar Donjecku fiton me Bragen dhe kualifikohet si e para e grupit. Nje rezultat qe vjen per here te pare ne historine e klubit ukrainas. Kualifikohet edhe Arsenali qe mposht 3-1 Partizanin e Beogradit me golat e Van Persit Uallkot dhe Nasri. Mbyllet ketu endrra e Brages per ndonje mrekulli te mundshme me rezultatet e djeshme portugezet deklasohen ne Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›