E Diel, 1 Nëntor 2026

Kualifikohet Denver, Atlanta kryeson 3-2

Falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të Xhonson dhe Murrei, Atlanta Houks fiton 106-91 në ndeshjen e pestë kundër Majamit dhe kryeson me rezultatin 3-2. Vetëm Uejd, me 29 pikët e realizuara, nuk mundi t‘i ndihmonte Hits që të dilnin pa humbje nga parketi. Kualifikohet Denver Naxhets, që triumfojnë 107-86 përballë Nju Orlins Hornets. Edhe në këtë ndeshje, basketbollistët më të mirë ishin Karmelo Antoni (34 pikë) dhe Billaps.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›