Kualifikohet Schalke, diskualifikohet Metalist Kharkiv

UEFA konfirmoi këtë të mërkurë përjashtimin nga kompeticionet europiane për sezonin 2013-14 të klubit ukrainas Metalist Kharkiv, pasi drejtori i përgjithshëm u dënua per përfshirjen në një skandal të fiksimit të ndeshjeve.
Klubi mund të apelojë vendimin në gjykatën sportive, por nëse vendimi do të jetë i njëjtë, kjo do të thotë se Schalke 04, rivali i Metalistit në raundin play-off të Champions League mund të kalojë aforfe për në raundin e grupeve.
Nga ana e saj, Federata Ukrainase gjobiti skuadrën e Metalistin e Kharkivit dhe Karpatin e Lvovit me nga 25 mijë dollarë, për manipulimin e një ndeshje kampionati të vitit 2008, ndërsa Metalistit i hoqi vendin e tretë të arritur në sezonin e shkuar.
Së bashku me drejtorin e përgjithshëm Yevhen Krasnikov, u pezullua me pesë vjet nga futbolli njëri prej lojtarëve dhe pesë lojtarë të tjerë, me nga tre vjet secili. /indeksonline/