E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez: Do qëndroj në Livepool, shkak tifozët

Sulmuesi i Liverpoolit ka bërë një kthesë të madhe sa i përket të ardhmes së tij sepse tani ka insistuar se do të mbetet në “Anfield Road”.

“Do të qëndroj në Liverpul, vetëm për shkak të dashurisë së madhe të fansave”, ka thënë ai për gazetën uruguaiane “El Observador”. Reprezentuesi uruguaian me muaj të tërë ka kërkuar largimin nga Anglia shkaku i presionit të madh të medieve, por “të kuqtë” vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të lejojnë largimin e tij.

Arsenali ishte shumë e interesuar për Suarezin që kërkonte të luante në Ligën e Kampionëve, e këtë ia ofronte klubi nga Londra, mirëpo oferta e tyre prej 42 milionë funteve për ish-lojtarin e Ajaxit u refuzua menjëherë nga Liverpooli./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›