Kualifikueset e Botërorit 2026, gjyqtar rumun në ndeshjen Andorrë-Shqipëri

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic.
UEFA ia ka besuar rumunit duelin e rëndësishëm për fatet e kualifikimit në këto eliminatore të Botërorit.
Fesnic është 36 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2015.
Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë në grupin K.
Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
/gj.m/r.e/a.f/