NBA/ Donçiç dhe Wembanyama bëjnë diferencën, tre ndeshje vendosen në të rënë të sirenës

Mbrëmja e kaluar në NBA dhuroi emocione dhe spektakël. Lakers festuan rikthimin në parket të Luka Donçiç, i cili ishte autor i një ndeshjeje mjaft të mirë duke shënuar 38 pikë në duelin përballë Charlotte (121-111).
Ndërsa në Chicago ishte mbrëmja e Victor Wembanyama, i cili shënoi 18 prej 38 pikëve në periodën e katërt. San Antonio mundën Bulls-at me shifrat 121-117.
Mbrëmjen e kauar plot tre ndeshje u vendosën në të rënë të sirenës.
Desmond Bane i dhuroi në sekondat e fundit fitoren Orlando-s përballë Portland (115-112).
Ndërsa Andreë Wiggins bëri të njëjtën me duke i dhënë fitoren Miami-t përballlë Cleveland të Donovan Mitchell (140-138).
Daniss Jenkins shënoi një kosh nga këndi në sekondat e fundit të ndeshjes mes Detroit dhe Washington (137-135). Falë këtij koshi takimi shkoi në shtesë dhe u vendos nga Cade Cunningham, i cili e mbylli me 46 pikë të realizuara.