Kualiteti nuk vjen falas

Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka mbrojtur veten nga kritikat e vazhdueshme rreth pagës së tij të lartë te skuadra nga Ligue 1. Suedezi ka pagë prej 15 milionë eurosh në sezon pas transferimit në klub gjatë verës nga Milan.
“Kualiteti nuk vjen falas. Nuk i kuptoj gjithë këto kritika. Për më tepër, sa më shumë para që fitoj, aq më shumë tatim merr Franca”, deklaroi Ibrahimovic për Eurosport. Kurse, sa i përket skuadrës së tij të re, ai pranoi se ajo ende nuk është në nivel me ekipet më të mëdha të kontinentit.
“Ende nuk jemi në nivel me Barcelonën ose Juventusin. Duhet të fitojmë përvojë në garat e rëndësishme”, u shpreh ai.