E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm në Zonën e Gjelbër në Bagdad

Zyrtarët në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, afër hapësirës me siguri të madhe “Zona e Gjelbër”, janë vrarë së paku shtatë persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Raportohet se dy nga të vrarët ishin ushtarë, ndërsa të tjerët civilë.

Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli afër urës, që është mbyllur për trafik, në lumin Tigris, që çon në “Zonën e Gjelbër”, ku ndodhen disa ambasada perëndimore dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Ka pasur raporte për të shtëna me armë zjarri pas shpërthimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›