Gruevski nuk distancohet nga “Enciklopedia Maqedonase”
Kjo është goditja e radhës për partnerin shqiptar në Qeveri, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)
Tentimet dhe zërat e paralajmëruara nga partia shqiptare në pushtet BDI, që Qeveria dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski të distancohen nga përmbajtja e “Enciklopedisë Maqedonase” kanë rezultuar të dështuara, pasi që para takimit të paralajmëruar mes Ahmetit dhe Gruevskit, ky i fundit i ka dërguar sinjale të qarta partnerit shqiptar në Qeveri, se refuzon kërkesën e tyre.
“Vepra e ASHAM-së, Enciklopedia, është punuar në mënyrë të pavarur nga ky institucion dhe, qeveria dhe unë personalisht nuk kemi pasur asnjë qasje në përmbajtjen e saj. Ata dje u prononcuan në lidhje me disa kritika, thanë se do të bëjnë korrigjime, kështu që unë s’kam çfarë të shtoj diçka, për të cilën as nuk jam pyetur e as kam marr pjesë, dhe as që vlerësoj se kam pasur të drejtë të pyetem apo të marr pjesë”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.
Ai është arsyetuar se projekti në fjalë ka filluar të punohet 5 vjet më parë, dhe në të janë përfshirë shumë qeveri. Distancimin nga “Enciklopedia Maqedonase” e kanë kërkuar edhe partitë e tjera politike, të cilat kanë kërkuar sqarime të qarta dhe distancim, për shkak se kjo vepër është publikuar nën patronazhin e Qeverisë së Maqedonisë.
Deputeti i LSDM-së, Vllado Buçkovski ka atakuar kryeministrin Gruevski duke theksuar se pikërisht ai si kryeministër mban linja të hapura të bashkëveprimit me akademikët.
“Ata akademikë i keni keqpërdorur, dhanë përkrahje për presidentin tuaj Gjorge Ivanov, i detyruat dhe nënçmuat akademikët të ndezin qirinj me Ivanovin, tani ata nuk janë tuajit, tani ata janë tonët, ajo është e palejueshme zoti kryeministër”, ka shtuar deputeti Buçkovski, në seancën e djeshme parlamentare, me ç`rast deputetët i drejtuan pyetje Qeverisë.
Ndërkohë, disa ditë më parë, vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se do të kërkojë në takimin e radhës me Gruevskin, që të sqarohen pozicionet e koalicionit rreth “Enciklopedisë maqedonase”. (ina/start)