Kuba drite jeshile reformave ekonomike

Për herë të parë në 50 vjet në Kubën komuniste banorët do të lejohen të shesin apo blejnë shtëpitë e tyre. Në kongresin e parë të partisë në 14 vitet e fundit komunistët e Kubës miratuan reformat ekonomike të presidentit Raúl Castro. Delegatët e mbledhur në kryeqytetin Havana votuan për rreth 300 masa, të cilat para së gjithash kanë për qëllim më shumë inisiativa private, të inkuadruara brenda planit aktual ekonomik.
Kështu në të ardhmen kubanezët do të kenë të drejtë, që në formë të pavarur të punojnë në 178 fusha të ndryshme. Po ashtu janë parashikuar edhe ristrukturime në sektorin publik, shkurtimi i subvencioneve shtetërore si dhe decentralizimi i aparatit shtetëror. Partia komuniste i justifikoi masat si aktualizim i socializmit dhe marrja parasysh e tendencave të tregut.
Në dokumentin final të kongresit nënvizohej se "politika ekonomike e partisë ndjek parimin se vetëm socializmi mund tu bëjë ballë vështirësive e arrin të ruajë fitoret e revolucionit”.
Kongresi mbylli njëkohësisht dhe kohën e Fidelity. Ndërsa pritet të zgjidhet komiteti qëndror lider Masimo ka kërkuar të mos jetë më pjesë e tij ndërsa mbështi dhe propozimin që koha e të vëllait në pushtet të kufizohet në dy mandatë 5 vjeçarë. Në një artikull të publikuar që mban firmën e Fidel Castros udhëheqësi i revolucionit e komunizmit në Kubë rrëfen: “Mendoj se kam marrë mjaftueshëm nderime. Nuk e kisha menduar se do të arrija të jetoja kaq gjatë.
Delina Bitraku