E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Manez 4 here me shume investime

Kryeministri Sali Berisha ishte në Manëz për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” nga ku bëri me dije se demokratët janë njerëzit e suksesit. Duke bërë një bilanc të katër viteve të shkuara në këtë bashki, Berisha tha se qeveria do të investojë së paku 4 herë më shumë se 4 vitet që kaluan.

“Katër vitet që shkuan, me zotin Bujar, për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, ne kemi investuar në 19 projekte, me një vlerë prej mbi 420 milionë lekë. Ne kemi investuar në fermat, i kemi mbështetur ato dhe faktikisht sot në këtë bashki janë trefishuar rrënjët të ullirit. Unë ju garantoj se në katër vitet që vijnë ne do të mbështesim çdo projekt, do të ndërtojmë e rindërtojmë çdo rrugë  e rrugicë të kësaj qyteze, çdo rrugë e rrugicë të fshatrave të kësaj bashkie”- tha kryeministri Berisha.

Berisha premtoi se do të ndërtojë dhe rindërtojë çdo rrugë dhe shkollë në këtë zonë. Si sukses të mazhorancës në mbajtjen e premtimeve, kryeministri Berisha deklaroi nga Manza se në një afat kohor në me pak se tre vjet, është ndërtuar korridori i kombit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›