E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba lehtëson udhëtimin jashtë shtetit

Ministria e Jashtme e Kubës tha se do të heqë lejet, që i duhen qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit.

Ministria tha në një deklaratë se urdhëri do të fuqizohet më 14 janar të vitit të ardhshëm.

Qytetarët kubanezë duhet të shkojnë përmes proceseve të lodhshme dhe të shtrenjta për të siguruar lejen.

Që nga 14 janari, kubanezëve do t`iu duhet vetëm një pasaportë e vlefshme për të udhëtuar jashtë vendit.

Qeveria thuhet se ka zgjatur periudhën gjatë së cilës qytetarët lejohen të qëndrojnë jashtë shtetit nga 11 muaj në 24 muaj.

Vendimi është i fundit në serinë e reformave të ndërmarra nga presidenti Raul Castro.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›