E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuba nuk lejon Farinasin të marrë çmimin Saharov

Qeveria kubane nuk ka lejuar disidentin Guilliermo Farinas të marrë pjesë në marrjen e çmimit Saharov nga Parlamenti Evropian. Zyrtarët evropianë thanë se do ta lënë bosh vendin e Farinas.

Disidenti kubanez zhvilloi një grevë të gjatë urie në shenjë proteste ndaj burgosjeve politike në Kubë. Besohet se greva e tij ishte një presion më shumë mbi qeverinë në Havana për të liruar 52 të burgosur.

Kjo është hera e dytë brenda një jave ku fituesi i një çmimi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në ceremoninë e rastit nuk lejohet të jetë i pranishëm. Më 10 dhjetor në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe nuk morri pjesë disidenti i burgosur kinez Liu Xiaobo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›