Gjermani, shkencëtarët kurë për HIV-in

Ekipet kërkimore në Gjermani kanë raportuar se mund të kenë kuruar një infektim me HIV. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë mund të flitet për një hap mjaft të rëndësishëm dhe për një avancim të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë dhe të shkencës. Në studim, të publikuar javën e kaluar në uebsiten e gazetës “Blood”, studiuesit në universitetin mjekësor të Berlinit, kanë trajtuar një njeri të infektuar me HIV i cili gjithashtu vuan edhe nga një formë e leuçemisë, nga kanceri në sistemin imunitar.
Personi në fjalë i është nënshtruar dozave të larta të rrezatimit radioaktiv dhe kimioterapisë, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe transplant me qeliza staminale. Qelizat staminale jane qeliza të papjekura dhe ato mund të piqen në qelizat e gjakut. Në kohën e transplantit, që është kryer në shkurt të 2007-ës, pacientit i është ndërprerë edhe mjekimi anti-HIV.
13 muaj më vonë, pas një ripërsëritje të leucemisë, ai iu nënshtrua një raundi të dytë trajtimi më një tejtër transplant me qeliza staminale nga i njëjti donator. Qelizat staminalë të dhuruesit, përmbajnë një mutacion gjenetik të rrallë, të trashëguar, që i bën ato natyralisht rezistente ndaj infeksionit me HIV, sipas studieses Kristina Allers.
Pas tre vjet e gjysmë të kurës anti-HIV, pacienti nuk ka treguar shenja as të leucemisë as të përsëritjes së HIV dhe sistemi i tij imunitar i është kthyer normalitetit, bëjnë me dije shkencëtarët që sipas tyre, rezultatet e dhëna sugjerojnë se kura anti HIV është arritur tek pacienti. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 33.4 million njerëz në të gjithë botën janë bartës të virusit që shkakton SIDA-n.