E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube ish-ministri denohet per korrupsion

Një ish-ministër i vjetër në Kubë, Alejandro Roca Iglesias, është dënuar me 15 vjet burg në përfundim të një procesi anti-korrupsion.

Bashkëpunëtori i tij, biznesmeni kilien Max Marimbo, një mik i afërt i liderit revolucionar Fidel Castro, është dënuar në mungesë me 20 vjet burg.

Është hera e parë që zhvillohet një proces i tillë kundër korrupsionit në Kubën komuniste, që përfundon me dënimin e një ministri.

Ish-ministri i Ushqimit, 75 vjec, u shkarkua nga detyra në vitin 2009, pas një karriere mjaft të gjatë në politikë.

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, “Granma”, shkruan se gjyqtarët kishin marrë prova të forta që lidhnin dy të pandehurit me cështje korrupsioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›