E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, skadon afatipër listat e kandidatëvepër deputetë

SHKUP- Skadon sot në mesnatë afati për dorëzimin e listave me kandidatë për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Pas pranimit të listave, KSHZ-ja do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmimin e listës së vetme të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë më 13 maj.

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për paraqitjen për votim të diasporës së Maqedonisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë jashtë vendit deri dje janë paraqitur rreth 2.000 emigrantë.

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë paraqitjet e të cilëve do të konfirmohen nga KSHZ-ja do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre për votim më 4 qershor, një ditë më herët nga dita e zgjedhjeve në vend.
Shtetasit e Maqedonisë nga dipasora duhet të zgjedhin tre deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, nga një në tre njësitë zgjedhore - Evropë dhe Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore, dhe Australi dhe Azi.

Mbrëmë në mesnate skadoi edhe afati në të cilin qytetarët mund të kryejnë kontrollim në listën zgjedhore dhe në qoftë se kanë vërejtje të dorëzojnë kërkesë për fshirje ose ndryshim të të dhënave.
(s.g/mia/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›