E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kube shtyhen planet per rimodelimin ekonomik

Planet e Kubës për shkurtimin e gjysmë milion vendeve shtetërore të punës deri në mars janë shtyrë, lajmëroi gjatë ditës presidenti Raul Castro.

Duke folur në televizion, drejtuesi më i lartë në detyrë në shtetin komunist, theksoi se periudha kur do të ndodhin shkurtimet do të rikonceptohet, në mënyrë që të zbutet impakti social.

Plani synon të ringjallë ekonominë në vështirësi të Kubës, një çështje që pritet të diskutohet edhe në Kongresin e Partisë Komuniste në prill.

Në vendin ishullor, 85% e forcës punëtore është e punësuar në administratë apo kompani shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›