E Diel, 1 Nëntor 2026

Mziu Do te ngreme nje Pallat Sporti 6000-vendesh

Nje infrastrukture sportive ku spikat nje pallat sporti me i madhi ne vend nje skuader ne nivelin me te larte te futbollit dhe te basketbollit shqiptar si dhe nje program i masivizimit te sportit ne shkolla synojne qe krahas nje realiteti urban ta bejne Kamzen edhe nje realitet sportiv. Ky eshte synimi madhor ne kete drejtim i Bashkise se Kamzes dhe kryetarit te saj Xhelal Mziu qe e konsideron sportin si nje mjet efikas per te promovuar nje jete te shendetshme sidomos te brezi i ri. Kamza premton te behet nje realitet i prekshem sportiv duke sfiduar madje edhe supremacine e kryeqytetit ne drejtim te infrastruktures kryetari i Bashkise se Kamzes Xhelal Mziu ka theksuar se projekti madhor i institucionit qe ai drejton do te jete ngritja e nje pallati sporti qe do te jete me i madhi ne vend. Infrastruktura sportive mbetet ne fokusin tone dhe pervec fushave te futbollit ne Valias Laknas e te tjera ne kemi ne program ndertimin e nje pallati sporti ne Kamez - ka thene Mziu per sajtin sportiv AlbanianSport.net. Ndertimi i ketij pallati sporti te lojerave me dore eshte nje projekt mjaft madhor dhe mjaft ambicioz - ka zbuluar kryetari i Bashkise se Kamzes. - Ne sapo perfunduar me fazen e projektimit te ketij impianti sportiv. Do te jete nje pallat sporti i ketij lloji me i madhi ne Shqiperi qe do te kete nje kapacitet prej mese 6000 vendesh me nje dizenjim arkitekturor bashkekohor i pajisur edhe me pishina te standardeve olimpike. Ndertimi i ketij kompleksi sportiv qe perllogaritet te kushtoje 8-9 milione euro eshte premtuar nga Qeveria dhe Bashkia ka siguruar truallin e nevojshem. Pas perfundimit te te gjitha procedurave paraprake dhe sigurimit te financimit qe une parashikoj se do te jete se shpejti do te nise ndertimi i ketij pallati sporti te standardave bashkekohore - ka theksuar Kryetari i Bashkise se Kamzes Xhelal Mziu i cili ka shtuar se duke u nderthurur me Kompleksin e Ekipeve Kombetare qe eshte ndertuar ne Kamez ky pallat sporti do ta shnderroje kete qytet ne nje qender strategjike te infrastuktures sportive ne Shqiperi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›