Biografia e paautorizuar e Eklestonit ne 2007-n Alonso kerkoi te sabotonte Hamiltonin

Sipas Tom Bouerit autorit te biografise Alonso i ka kerkuar drejtuesit te skuderise McLaren Ron Denis qe te hedhe me pak karburant ne makinen e Hamiltonit
Tom Bouer hedh benzine mbi flaken e Formules 1. Vitet e fundit bota e njevendesheve ka terhequr vemendjen e publikut per polemikat qe kane shperthyer midis skuderive dhe jo per duelet sportive qe vetem vjet me ndryshimin e rregullores sikur u dolen ne pah. Gjithsesi duket se ky ambient do te terheqe vemendjen qe pas polemikave qe dolen perseri ne siperfaqe nga nje liber i publikuar nga Bouer. Ky i fundit hodhi dje ne treg autobiografine e paautorizuar te Berni Eklestonit.
Strategu
Ne librin e titulluar No Angel The secret life of Bernie Ecclestone autori tregon disa te fshehta te duelit te famshem te 2007-s. Kur ne luften per titull qe e fitoi Raikoneni i Ferrarit dyluftuan deri ne fund dy pilotet e skuderise McLaren Fernando Alonso dhe Ljuis Hamilton. Ne ate kohe sipas biografise Alonso i kishte kerkuar drejtuesit te skuderise McLaren Ron Denis qe te mbushte me me pak benzine serbatorin e njevendeshes se Hamiltonit. Sipas Bouerit kjo strategji e Alonson do ta ndihmonte shume pasi ne kete menyre Hamilton do te dilte nga lufta per titull kampion keshtu qe do te kthehej ne nje pilot te dyte.
Ultimatumi
Perpos kesaj kerkese jo te drejte situate arriti kulmin ne skuderine e McLaren-it para se te garohej Cmimi i Madh i Hungarise. Para kesaj gare Alonso ka kercenuar Denisin se nese nuk do te bente ate cka i kishte kerkuar atehere do te publikonte disa e-mail qe me pas sollen edhe spy-story-n e famshem McLaren u akuzua se kishte vjedhur disa projekte Ferrarit dhe si denim shigjetat e argjendta u denuan duke iu zeruar piket ne klasifikimin e konstruktoreve. Ne ate biografi thuhej se asturiani i kishte lene vetem dy ore kohe drejtuesve te skuderise se Woking-uthellip
Boterori i 2007-s
Te verteta apo ajo fjalet qe ka shkruar Bouer ne librin e tij kane ndezur edhe me shume atmosferen para fillimit te Boterorit te 2011-s. Sa i perket asaj cka ndodhi ne 2007-n duhet thene se u pa me se miri se midis dy personave qe grinden ka nje te trete qe gjithmone perfiton. Keshtu i treti ne 2007-n ishte Kimi Raikonen mbi nje Ferrari qe fitoi titullin kampion bote duke perfituar nga loja anti-skuader qe bene dy pilotet e Shigjetave te Argjendta.