E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubica vazhdon në Renault

Robert Kubica ka vendosur të mbetet në ekipin e Renaultit pas shitjes te pronarët e rinj muajin e kaluar. Polaku konsiderohet njëri ndër ngasësit më të mirë në Formula 1, ndërsa një dëmshpërblim në kontratën e tij i mundësonte të largohet nëse ekipi nuk është në pronësi të plotë nga Renault.

Mirëpo, ai do të qëndrojë për sezonin 2010 pas bisedimeve me grupin investues nga Luksemburgu, Genii Capital, që ka në pronësi 75 për qind të ekipit. Kubica kërkoi “sqarime rreth situatës së re”, ka njoftuar menaxheri i tij për BBC Sport.

“Jemi duke shkuar në rrugë të drejtë. Nuk kishim dyshime, por ishte me rëndësi të kuptojmë se kush është në drejtim të ekipit dhe të njoftohemi për buxhetin pasi është vendimtare të bëhen përmirësime në bolid”, shtoi Daniel Morelli. I pyetur nëse Kubica do të qëndrojë përfundimisht në Renault gjatë vitit 2010, Morelli tha: “Po”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›