E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjokaj largohet nga Munich 1860

Ardian Gjokaj nuk do të jetë më pjesë e Munich 1860. Futbollisti shqiptar dhe klubi nga liga e dytë gjermane janë ndarë përfundimisht të hënën. Klubi nga Liga 2 e ka konfirmuar këtë lajm përmes uebfaqes së vet zyrtare.

30 vjeçari gjatë verës që shkoi ishte transferuar te Munich 1860 nga Tus Koblenz, por nuk ia doli të ambientohej në ekipin e ri.

“Derisa ne nuk mund t’i garantonim atij që në pjesën e dytë të sezonit do të luajë si titullar, ai kërkoi për ndërprerjen e parakohshme të kontratës”, ka thënë drejtori sportiv i Munich 1860, Miki Stevic, për tabloidin sportiv gjerman Kicker. Mesfushori shqiptar nga Malësia e Malit të Zi, Ardian Gjokaj, kishte kontratë me Munich 1860 deri në qershor të vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›