Pandev i lumtur me rikthimin te Inter

Përforcimi i ri i Interit, Goran Pandev, është shprehur lumtur me transferimin te Inter dhe thotë se është i gatshëm të luajë që në ndeshjen e radhës kundër Chievos.
"Jam vërtet i lumtur. ëndërr e imja ishte të qëndroja në Inter, por gjërat shkuan më ndryshe. Tashmë jam rikthyer dhe ky është një fund i lumtur. Shpresoj se do t'u rikthehem fitoreve me Interin".
"Në disa ditët e ardhshëm kam qenë në stërvitje në vendin tim, ndërsa në dy muajt e kaluara kam vazhduar të ruaj formën në Lazio. Jose Mourinho do të vendosë nëse do të luaj ose jo, por unë jam i gatshëm", ka thënë Pandev.