Kubika pas aksidentit ne Rally rrezikon karrieren ne Formulen 1

Piloti polak eshte perplasur dje pas startit te Rallyt te Ronde di Andora. 26-vjecari eshte piloti i pare i Lotus Renault GP
Piloti i Formules 1 Robert Kubika pesoi dje nje aksident qe mund ti shkaterroje karrieren ne Formula 1. 26-vjecari pas aksidentit qe pesoi ne startin e Rallyt te dyte te Ronde di Andora u operua per shkak te disa frakturave qe ka pesuar ne krah dore dhe kemben e djathte.
Funksionaliteti
Pas lajmit te pare ku thuhej se piloti rrezikonte qe te humbte krahun e djathte xhaketat e bardha pas operacionit bene me dije se Kubikes nuk do tia amputonin krahun. Por nga ana tjeter mjeket pohuan se 26-vjecari per shkak te demtimeve qe ka pesuar ne krah nuk do te mund te komandoje si me pare doren. Per te rikuperuar plotesisht kete demtim ata njoftuan se Kubika duhet qe ti nenshtrohet mikrokirurgjise. Gjithsesi ajo cka eshte me e rendesishme per momentin eshte fakti se piloti eshte jashte rrezikut per jeten.
Dinamika
Kubika pilot i skuderise Lotus Renault F1 po drejtonte nje makine te tipit Skoda Fabia. Ne kilometrin e katert te gares qe nisi nga Ronde ne rrethinat e San Lorenzos ne komunen e Testicos makina e drejtuar prej polakut doli jashte piste per faj te asfaltit te rreshqitshem dhe duke u rrotulluar 80 grade u perplas ne nje barriere. Duhet thene se kjo e fundit ka qene ajo qe ka shkaktuar me shume deme duke qene se eshte futur ne makine duke thyer keshtu xhamin. Me pas vetura ka fluturuar pertej rruges duke u perplasur me nje kishe. Me pas Kubika i bllokuar mes hekurash u nxor me shume veshtiresi nga kabina e vetures. Kete ndihme piloti polak e mori pikerisht nga zjarrfikesit. Me pas Skoda Fabia e pilotit u mor nga policia e cila do te filloje te kontrolloje parametrat e vetures. Autoritetet vendase duan qe te zbulojne shkaqet e aksidentit pra nese ka ardhur per faj te drejtuesit te makines apo per faj te nje problemi mekanik. Nderkohe qe per sa i perket pilotit te dyte te kesaj makine Jakub Gerber mediat raportuan se fatmiresisht ka dale i paprekur nga ky aksident i rende.
Frike per doren
Edhe pse zjarrfikesit mberriten menjehere ne vendngjarje duhet thene se e paten shume te veshtire qe te nxirrnin polakun nga makina. Gjithsesi gjate gjithe kesaj kohe Kubika nuk humbi ndjenjat. Ai u transportua me helikopter te zjarrfikesve te Xhenoas per ne spitalin Santa Corona di Pietra Ligure aty ku mjeket kane evidentuar nje sere traumash ne trupin e 26-vjecarit. Pas ekzaminimeve u vune re edhe frakturat e renda qe kishte pesuar polaku ne doren e djathte qe sipas disa njoftimeve jo zyrtare duket se nuk do te mund te kontrolloje me si me pare. Profesori Igor Roselo i Qendres Rajonale te Kirurgjise se Dores operoi dje doren e demtuar te Kubikes.
Udherrefyesi
Po dje ne oret e vona te pasdites erdhen edhe fjalet e para te pilotit te dyte te Skoda Fabias. Behet fjale per Jacub Gerberin qe ishte edhe udherrefyesi i Kubikes. Ne sapo po perfundonim kilometrin e katert te rruges qe kishim per proven speciale. Une po shikoja shenimet ne leter dhe as qe e vura re se makina po rreshqiste. Vetem ne momentin kur u perplasem pashe Robertin qe mbante krahun te cilin me pas e la te lire pasi humbi ndjenjat. Me pas udherrefyesi i Kubikes nuk humbi mundesine per te treguar edhe lidhjen e forte qe ka me bashkepatriotin e tij Roberti nuk eshte vetem nje pilot i madh por ai eshte edhe miku im i ngushte. I lutem Zotit qe ta marre veten sa me shpejt nga ky aksident i tmerrshem.
Terror ne Kanada
Per fatin e tij te keq mund te themi se Kubika nuk u aksidentua dje per here te pare. Piloti polak ka qene protagonist i aksidentit sa spektakolar aq edhe te tmerrshem me 10 qershor te 2007-s gjate Cmimit te Madh te Kanadase piloti polak humbi kontrollin e BMW-se se tij qe me pas u perplas disa here me muret mbrojtese te ktheses se fundit te asaj piste. Ne ate rast njevendeshja u be copash por piloti arriti qe te shpetonte pesoi vetem disa gervishtje. Ne ate boteror polaku nuk mori pjese ne garen e radhes qe ishte Cmimi i Madh i SHBA-ve por arriti qe te rikthehej menjehere me pas ne Cmimin e Madh te Frances.