Ne Mynih ratifikohet START bota mund te marre fryme me qete

Nje marreveshje historike per carmatim nga armet berthamore mes SHBA dhe Rusise dhe strategjia ndaj Egjiptit ishin momentet kyce te saj. Ne diten e fundit konferenca i kushtoi vemendje situates ne Afganistan.
Ne Mynih perfundoi Konferenca e 47-te e Sigurise. Nje marreveshje historike per carmatim dhe strategjia ndaj Egjiptit ishin momentet kyce te saj. Ne diten e fundit konferenca i kushtoi vemendje situates ne Afganistan.
Afganistani lufta kibernetike dhe kriza globale ndash keto ishin temat e agjendes paraprake te Konferences se 47-te te Sigurise ne Mynih. Por organizatori i saj ambasadori Wolfgang Ischinger i ndryshoi ato ne minuten e fundit. Keshtu qe tema kryesore e takimit me te rendesishem jozyrtar per sigurine boterore sivjet ishte revolucioni ne Egjipt dhe ne vendet e tjera arabe. Nisur nga ky ndryshim konferenca e Sigurise ne Mynih pati nje karakter historik tha ne perfundim te saj ambasadori Wolfgang Ischinger Ajo saktesoi strategjine e Perendimit ndaj Egjiptit. Pra ne u dhame pergjigje pyetjeve te tilla se cila eshte rruga qe duhet te ndjekim ne si Evrope cilat jane vlerat tona dhe cfare keshille mund tu japim ne si evropiane egjiptianeve e si mund tu ndihmojme atyre - tha diplomati gjerman.
Thirrje per mbeshtetje
Ishin dy grate me xhaketa bezhe Kancelarja Angela Merkel dhe ministrja e Jashtme e SHBA-se Hillary Clinton ato qe skicuan strategjine e Perendimit ndaj Egjiptit dhe vendeve arabe. Angela Merkel ne fjalen e saj te shtunen paradite do te vinte ne pah dilemen e Perendimit Ne cdo hap qe hedhim e ne cdo bashkepunim qe ndermarrim ne duhet te kemi parasysh vlerat tona te drejtat e njeriut... por nga ana tjeter dihet qe ne shume raste ndermjet ruajtjes se vlerave dhe ruajtjes se stabilitetit ekziston nje fare konflikti - vuri ne dukje Kancelarja demokristiane.
Prandaj edhe strategjia e Perendimit ndaj Egjiptit sic u saktesua edhe nje here Mynih eshte reforma graduale. Ministrja e puneve te Jashtme te SHBA-se Hillary Clinton e cila mberriti ne Mynih gjate nates duke u gdhire e shtuna 04.02 kerkoi nga te gjithe qe ta mbeshtesin kete proces. Staus-quo-ja eshte e papranueshme. Per te gjithe miqte tane per te gjithe miqte tane ne mbare rajonin sfida eshte te ndihmojme partneret tane qe te ndermarrin hapa sistematike per nje te ardhme me te mire ku te degjohen zerat e njerezve te respektohen te drejtat e tyre dhe te merren parasysh aspiratat e tyre - tha ajo.
Marreveshje historike
Por edhe ne aspektin simbolik Konferenca e 47-te e Sigurise ne Mynih pati nje element historik. Te shtunen Clinton kembeu me homologun e saj rus Sergej Lavrov protokollet e ratifikimit te Marreveshjes per Reduktimin e Armeve Berthamore e njohur shkurt me emrin START
Strategic Arms Reduction Treaty. Varianti me i ri i saj ishte nenshkruar nga presidenti i SHBA-se Barack Obama dhe homologu i tij rus Dimitri Medvedev qysh ne samitin e fundit te NATO-s ne prill
2010. Ajo parashikon qe ne shtate vitet e ardhshme te reduktohet numri i armatimeve me mbushje berthamore nga 2200 ne 1500 si dhe te pergjysmohet numri i sistemeve mbajtese te tyre deri ne 700. Nje gur themeltar e quajti kete hap Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki-Moon.
Antiglobalistet paqesore
Ne qender te Mynihut protestonin antiglobalistet nderkohe qe ne hotelin luksoz Bayerischer Hof i cili sivjet feston 170-vjetorin e themelimit politikane te pushtetshem eksperte dhe biznesmene te fuqishem po diskutonin per mundesite e ruajtjes se paqes nga rreziqet qe i kanosen sic jane lufta kibernetike terrorizmi apo edhe tregjet financiare globale. Sipas policise numri i protestuesve ishte afro 3300 nder ta rreth 400 te ashtuquajtur autonome. Keta te fundit jane te njohur per presidpozicionin e tyre per dhune.
Por ndoshta ishin tingujt e muzikes rege qe shoqeruan karvanin e demonstruesve ato qe bene qe protesta kunder politikes luftenxitese te NATO-s te zhvillohej e qete dhe pa incidente. Por edhe policia e rutinuar bavareze u tregua e kujdesshme dhe nuk lejoi te hynin ne demonstrate as personat e pajisur me arme te ftohta e as ndonje qe pati guximin te fyente nepunesit ne sherbim. Nente te tille u mbajten ne arrest. Protestuesit nen drejtimin e partise E Majta kerkuan nder te tjera largimin e ushtrise gjermane nga Afganistani.
Karsai nen presion
Kete kerkese e kane nderkaq edhe partite e tjera te parlamentit gjerman. Dallimi qendron tek shpejtesia e kesaj terheqjeje. Pikerisht kesaj teme konferenca i kushtoi rendesi te vecante diten trete te saj te dielen 6.2.2011. Ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Westerwelle tha se terheqja e trupave do te filloje gjate veres dhe pritet te perfundoje deri ne vitin 2014. Por ai premtoi se mbeshtetja per ndertimin e strukturave demokratike do te vazhdoje edhe me pas Pergjegjesia jone per partneret tane afgane do te vazhdoje edhe mbas largimit te trupave luftarake nga Afganistani. Ky eshte nje mesazh i rendesishem per partneret tane ne Afganistan tha politikani liberal.
Njeri prej partnereve per te cilet foli Westerwelle ishte i pranishem ne Konference Hamid Karsai. Presidenti afgan merrte pjese per here te trete ne takimin e Mynihut por kete radhe ai do ta ndiente me shume presionin e partnereve perendimore. Akuzat e vazhdueshme per korrupsion si dhe manipulimet masive te zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar e kishin dobesuar jashte mase besimin e Perendimit ndaj tij. Kjo u vu re edhe tek kerkesa e qarte e Westerwelle-s per lufte me te vendosur kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kete e premtoi Karsai. Ai gjithashtu premtoi se do ta kontrollonte cdo ndihme qe vinte nga jashte dhe beri thirrje per me shume investime te huaja ne vend.