Abdixhiku Qeveria e Kosoves shkeli ligjin

Kostoja kryesore eshte demtimi i relacionit te Kosoves me Fondin Monetar Nderkombetar por jo vetem thote ne intervisten dhene radios Evropa e Lire Lumir Abdixhiku drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest.
Zoti Abdixhiku sa mund te ndikoje ne rrjedhen e zhvillimeve ekonomike ne Kosove vonesa per krijimin e institucioneve te reja te dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare
Po le te themi se eshte nje skenar mjaft i demshem per ekonomine e Kosoves meqenese ne nuk kemi institucione dhe si pasoje ne kemi humbur nje sere alternativash per zhvillim ekonomik sidomos kur kihet parasysh se institucionet publike pra sektori publik eshte rritesi kryesor ekonomik ne vend.
Mungesa e investimeve kapitale per keto institucione ka bere qe keto investime kapitale te shtyhen dhe nje sere vendimesh qeveritare te vonohen. Me theks te vecante ka qene skandali i pagave te cilat jane premtuar jane marre ne forme te vendimit edhe ne fund nuk jane dhene dhe kane shkaktuar nje fare hutimi ne mase te madhe te perfituesit e tyre.
E permendem ceshtjen e pagave do te thote Qeveria e Kosoves ne largim ka marre vendimin per rritjen e pagave ne disa sektore por Fondi Monetar Nderkombetar e ka kundershtuar nje rritje te tille. A mund te vleresohet ky si konfrontim i institucioneve kosovare me kete institucion monetar nderkombetar dhe cilat mund te jene pasojat
Po fillimisht vendimi i qeverise ka qene i jashteligjshem meqenese eshte marre prej nje institucioni i cili nuk ka baze ligjore per te bere nje gje te tille. Sipas kornizes ligjore ne Kosove institucioni i vetem qe e ben shperndarjen buxhetore eshte Parlamenti i Republikes e jo kryeministri. Prandaj ka qene nje hap i pritur prej presionit nderkombetar qe te behet nje nderhyrje sa me shpejt ne Qeverine e Kosoves ne menyre qe ky vendim te kthehet prapa dhe te mos shkelet ligji.
Megjithate ne prape kemi krijuar nje kosto kostoja kryesore eshte demtimi i relacionit te Kosoves me institucionet nderkombetare financiare me theks te vecante me Fondin Monetar Nderkombetar meqenese kemi shkelur nje marreveshje te nenshkruar me 2010 pas negociatave mjaft te mundimshme me te.
Shkelja e kesaj marreveshjeje ka qene e befasishme jo vetem per FMN-ne por edhe per edhe per Banken Boterore dhe per Bashkimin Evropian. Pervec kesaj ne kemi derguar nje sinjal mjaft negativ tek investitoret potenciale pasi ata vazhdimisht e percjellin situaten ekonomike dhe marredheniet qeveri - institucionet tjera ne Kosove dhe si te tille ata tash kane marre sinjale mjaft frikesuese se ketu ne Kosove u shkelkan marreveshjet me institucione mjaft prestigjioze si FMN-ja.
Prandaj eshte nje shenje jo e mire ne relacion me keto institucione dhe me keta investitore dhe eshte nje hap mjaft i demshem per ekonomine e Kosoves. Kjo shkelje e marreveshjes e njeanshme nga Qeveria jone ka vene ne rrezik rreth 450 milione euro ndihma financiare qe eshte dashur te jepen ne Kosove per disa vite. Pjesa me e madhe e ketyre ndihmave do te kishte ardhur nga FMN-ja Banka Boterore dhe Bashkimi Evropian. Dhe fati i ketyre ndihmave tash varet teresisht nga negociatat e reja qe do te zhvillohen ne muajt ne vijim.
Megjithate qeveria ne largim nuk i dha pagat me rritje sic kishte premtuar dhe kjo ka ngjalluar reagime nder kategorite qe i prisnin ato paga. A mund te thuhet se Qeveria e Kosoves eshte futur mes dy zjarreve Fondit Monetar Nderkombetar dhe sherbyesve civile ne Kosove
Fillimisht qeveria i ka hapur telashe vetes pa nevoje sepse jo vetem qe i ka prishur marredheniet me FMN-ne te pakten per kete faze por ne te njejten kohe i ka rritur pritjet e qytetareve per paga me te larta me theks te vecante sherbyesit publike.
Qeveria tash gjendet para nje presioni - ne njeren ane ka marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar dhe ka marredhenie nderkombetare kurse ne anen tjeter ka relacionin me qytetaret e vet dhe me perfituesit e ketyre pagave te cilet ndihen te tradhtuar. Kosova shume shpejt mund te gjendet para nje krize sociale ku keto pakenaqesi do te ishin kanalizuar ne protesta te caktuara.
Prandaj menaxhimi i situates do te jete nje sfide e vecante per Kosoven kur kihet parasysh edhe presioni nderkombetar qe po behet per kujdes ne qendrueshmerine buxhetore. Te mos harrojme se ne i kemi rritur shpenzimet pertej kapaciteteve financiare qe i kemi.
Kemi premtuar qe do ta shesim PTK-ne per rreth 300 milione euro per ti mbuluar kostot e pagave dhe te autostrades dhe i kemi vene nje barre buxhetore ATK-se dhe Doganave me nje kosto margjinale prej 250 milione euro. Pra ATK-ja dhe Dogana duhet te mbledhin rreth 250 milione euro me shume tatime sesa vitin e kaluar.
Tash ketu qendrojne dy probleme i pari eshte se ATK-ja nuk kapacitete te beje nje gje te tille meqenese ka diku rreth 350 administratore tatimore me nje page mesatare afersisht 400 euro dhe nuk ka mekanizma mbledhes - ne nuk kemi polici financiare nuk kemi gjykata te vecanta per evazion dhe joformalitet prandaj eshte veshtire e pritshme qe te mblidhen keto te hyra.
Problemi i dyte ka te beje me Doganat te cilat objektiv kryesor kane veriun e vendit. E kur kihen parasysh problemet politike qe jane ne veri dhe ndikimi qe ekziston edhe i bashkesise nderkombetare edhe mungesa e sovranitetit te Kosoves ne kete vend eshte shume pak e pritshme se Doganat do te mund te realizojne nje objektiv te tille cfare i eshte dhene prej Qeverise.
Demi me i madh ne Kosove eshte nga shitja e aseteve aksionare per shkak te borxhit. Ne tash do te vijme ne nje situate kur duhet te shesim PTK-ne me nje cmim mjaft te ulet ne nje kohe mjaft te rende ekonomike globale dhe ta japim ate per ti mbuluar kostot e krijuara them kushtimisht pa nevoje ne kete kohe.
Si e shihni shtegdaljen nga ky problem aktual
Jane dhene disa alternativa pra alternativa e pare do te ishte nje super-efikasitet i mekanizmave mbledhes te cilin une nuk e besoj personalisht sepse nuk ka kapacitete. Alternativa e dyte eshte shitja e aseteve nacionale per ti mbuluar keto borxhe e cila prape nuk eshte ekonomikisht e favorshme meqenese eshte burim njevjecar. Ne vitin 2012 ne me nuk i kemi ato dhe prape duhet ti gjenerojme keto te hyra derisa shpenzimet jane bere.
Dhe alternativa e trete eshte prape nje skenar jo i favorshem per ekonomine e Kosoves - rritja e tatimeve dhe taksave te caktuara me theks te vecante TVSH-se. Rritja e TVSH-se eshte goditja me e rende qe i behet ekonomise se Kosoves meqenese ajo do te prekte cdo produkt bazik ne vend ndash do te prekte produktet qe ne mase te madhe presin te gjitha shtresat dhe te gjitha familjet ne Kosove.
Pervec kesaj do ta rendonte ambientin biznesor pasi qe ne njeren ane po rrisim tatimet pra po e bejme ekonomine e vendit me pak atraktive ndaj investitoreve te jashtem pothuajse dy here te kushtueshme sesa vendet e rajonit.
A do te thote kjo qe Qeveria e Kosoves duhet te terhiqet nga vendimi qe ka marre edhe pse ajo ka thene se do ta realizoje
Une them se qendrim i mencur do te ishte analizimi i potencialeve ekonomike te vendit edhe ndoshta prolongimi i ketij vendimi te pakten per 6-mujorin e pare per te pare se si po performon ATK-ja dhe Doganat. Ne qofte se ne 6-mujorin e pare te hyrat e mbledhura jane me te medha sesa shpenzimet ne mund ti rrisim pagat ne 6-mujorin e dyte kur edhe behet rishikimi i buxhetit.
Them qe eshte shume esenciale qe vendin tone te mos e veme ne rrezik sepse krizat potenciale financiare mund te na bien nje skenar te njejte si te Greqise dhe Irlandes ku me pas duhet ti kthejme te gjitha vendimet prapa kur tashme i kemi shitur te gjitha asetet nacionale i kemi rritur te gjitha tatimet e kemi renduar ambientin dhe mund te vijme deri te nje kolaps financiar i teresishem.
Pervec kesaj me spekulimin e rritjes se pagave ne i kemi rritur cmimet. Tash ne kemi nje situate ekonomike ne te cilen ka rene fuqia blerese dhe ky mund te jete nje fitil i cdo trazire sociale. Them ka rene fuqia blerese e kosovareve meqe rritja e pagave i ka rritur pritjet e bizneseve per para me te medha ne treg.
Kur ka pritje me te larta te bizneseve se do te kete me shume para ne treg ata i rrisin cmimet. Me nje fjale per te gjithe ata qe jane ne sektorin publik do te kete rritje te pagave por njekohesisht do te kete edhe rritje te cmimeve duke e mbajtur fuqine blerese konstante.
Por per te gjithe te tjeret qe nuk jane te punesuar ne sektorin publik pra per te papunet dhe te punesuarit ne sektore private do te kete rritje cmimesh nderkaq pagat do te mbesin te pandryshueshme dhe normalisht kjo e ul fuqine blerese ne Kosove. E ulja e fuqise blerese ne Kosove bashke me inflacionin e vazhdueshem qe ka ekzistuar neper vite diku ne vitet e fundit rreth 20 per qind eshte potencial serioz i krizave dhe protestave per shkak te pakenaqesive sociale.
Cilat do te jene zhvillimet e pritshme ekonomike gjate ketij viti ne Kosove por edhe problemet
Kosova po hyn ne nje vit mjaft te veshtire - shume me te veshtire sesa vitet e kaluara meqenese imazhi ekonomik i Kosoves tek investitoret e huaj nuk eshte i favorshem. Ne dime shume mire se cfare perceptimi kane keta investitore per vendin tone. Kemi nje vend i cili prape vazhdon te mos jete i afte te luftoje joformalitetin nje vend i cili rangohet lart sa i perket korrupsionit dhe fenomeneve korruptive eshte nje vend i cili ka barriera te shumta per bizneset dhe ne anen tjeter sektori publik qe ka qene gjeneruesi kryesor i ekonomise eshte inekzistent.
Prandaj them se viti 2011 eshte nje vit mjaft pesimist per kosovaret gjithmone per shkak te nje vazhdimesie te politikave ekonomike te gabuara ne vend. Une kam thene gjithmone se ne Kosove asnjehere nuk eshte bere analiza makroekonomike nuk jane bere asnjehere politika ekonomike.
Krejt cka na ka brengosur ka qene buxheti dhe numrat. Derisa te vije ajo dite qe ne vertet mendojme dhe bejme politika ekonomike ne do te kemi situate te renduar si kjo e tashmja dhe si ajo qe na pret.