Kuçi - Vetëvendosjes: Protestoni, mos fyeni!
PRISHTINË - Motoja e protestës së Lëvizjes Vetëvendosje “Kundër hajnisë” , e cila është paralajmëruar të mbahet të mërkurën më 22 qershor ka nxitur reagimet e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosja që të ofrojë altenrativa dhe të mos merret me fyerje ndaj kundërshtarëve politik.
Kuci ka theksuar se Kosova si një vend demokratik ka të drejtë të shprehë pakënaqësitë si cdo vend perendimor, por duke respektuar ligjet e vendit.
“Kosova është një vend demokratike drejta për të protestuar është e garantuar me ligj dhe çdo reagim i qytetarëve në kuadër të ligjit është demokratik dhe i pranuar”,- deklaroi Kuci.
Ka qënë pikërisht motoja e protestës së Vetëvendosjes “Kundër hajnisë” e cila ka nxitur reagimin e numërit dy të qeverisë së Kosovës, i cili e ka cilësuar atë si fyerje politike.
“Mendoj që kjo është çështje politike, secili mund ta thotë mendimin e vet, por besoj që janë disa gjëra që vërtetohen në gjyq dhe nuk kanë politikë. Por unë i kam ftuar ata edhe të tjerët të japin alternativa më shumë se sa ofendime”, është shprehur Kuci.
Sa i përket lejes për protestë Kuçi shtoi se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe duhet të respektojnë rregulloret e ligjet në fuqi.
Vetëvendosje javën e shkuar ka paralajmëruar se të mërkurën, më 22 qershor do të organizojë një protestë paqësore me moton “Kundër hajnisë”. Lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, ka akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Thaçi, për vjedhje të buxhetit me tendera, shitje të aseteve shtetërore, por edhe për negociatat që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit.
(e.m/Kosovapress/BalkanWeb)