E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Dënimi i “Grupit të Gjilanit” e kthen Serbinë prapa

Dënimet e fundit të departamentit serb për krime lufte ndaj 11 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me 116 vjet burg është dënuar sot edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“ Në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që Komuniteti Ndërkombëtar të bëjë presion në regjimin e Beogradit që të heq dorë nga këto politika diskriminuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke dënuar ata përmes proceseve arbitrare dhe të motivuar politikisht” ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi për Presheva Jonë .

Sipas Kuqit dënimet e fundit të regjimit janë dënime politike që mbrojnë logjikën e dënimeve të viteve të komunizmit dhe kohës së diktatorit serb Millosheviq. Duhet që mekanizmat ndërkombëtare të monitorojnë rastet e tilla dhe të konstatojnë shkeljen flagrante e të drejtave te njeriut, në këtë rast të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›