E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: EULEX-i të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës

Qeveria e Kosovës kërkon nga misioni evropian, EULEX që të jetë aktiv dhe të bashkëpunojë fort me institucionet e Kosovës.Në mbledhjen e kabinetit, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, kërkoi që EULEX të mos ketë vetëm një zhvendosje të statuskuosë nga UNMIK-u, por të ketë edhe një menaxhim të ri dhe të ndryshëm. "Ne i kemi dhënë EULEX-it një mandat dhe e kemi bërë pjesë të sovranitetit tonë. Misioni do të ketë mbështetjen tonë nëse do të funksionojë në bazë të akteve juridike kushtetuese", u shpreh Kuçi. Në mbledhjen e radhës, qeveria miratoi edhe 10 projektligje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›