E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët e ndëshkuan duke e shpërfytyruar, Aesha rifiton pamjen

SHBA - Imazhi dhe historia minorenes afgane tronditi mbarë botën, por tashmë ajo ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Talebanët i prenë hundën dhe veshët Aesha Mohammadzai, si ndëshkim se kishte tentuar t'i shpëtonte martesës së saj me shkuesi. 

E reja afgane, e cila mbërriti në SHBA në vitin 2011, kur ishte vetëm 18-vjec, i është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, të cilat i kanë rikthyer imazhin, por nuk i kanë hequr dot plagët në shpirtin e saj. 

Katër vite pas dhunës së ushtruar mbi të, Aesha ka një fytyrë të re, falë hundës me protezë, por sipas psikologes e cila e ka ndjekur që prej mbërritjes së saj në Amerikë, Aesha vuan nga një traumë e fortë në tru, e cila i shkakton lëkundje të forta humori. 

12-vjece nuse 
Kur Aesha ishte vetëm 12-vjece, i ati i saj e detyroi të martohej me një taleban, në mënyrë që t'i lante borxhin. 

Sipas Daily Mail, minorenia ishte shfrytëzuar barbarisht nga talebani, i cili e detyronte të flinte me kafshët në fund të ditës.

Kur Aesha ishte përpjekur të largohej nga dhuna e burrit ajo u kap në tentativë dhe si ndëshkim, talebanët i prenë hundën dhe veshët. “Hapa sytë dhe nuk arrija të shihja për shkak të gjakut që më rridhte ngado”, përpiqet të kujtojë përvojën e tmerrshme Aesha. 

12-vjecarja u kurua nga një spital amerikan në Kabul, i cili e strehoi në një vend të fshehtë dhe në vitin 2011 ajo mundi të fitonte strehim politik në SHBA.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›