E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kosova po plotëson standardet evropiane

PRISHTINË- Kosova po plotëson kriteret dhe standardet evropiane në sistemin e drejtësisë, tha sot zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në takim me Komisionin për Integrime Europiane të Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për sfidat e dala nga Raporti i fundit i Progresit për Ministrinë e Drejtësisë, ai tha se është përpiluar një plan i brendshëm i veprimit i cili adreson edhe masat të cilat janë vlerësuar si hapa të nevojshëm.

Lidhur me reformën në drejtësi, ministri Kuçi tha se Ministria e Drejtësisë do të hartojë edhe një numër të madh të ligjeve. Ai ka paraqitur edhe veprimet tjera të ndërmarra ga Ministria e Drejtësisë pas publikimit të Raportit të fundit të Progresit, veprime që ofrojnë shumë plotësimin e kritereve europiane në drejtësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›