E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Në Kosovë nuk ka kampe të rebelëve sirianë

PRISHTINE - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi përgënjeshtroi deklaratat e presidentit sirian, Bashar al Assad për ekzistencën e kampeve stërvitore të rebelëve sirianë në Kosovë.

Kuçi deklaroi se në Kosovë nuk ka kampe të tilla, duke theksuar se dhuna është krijuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri.

“Është një deklaratë e pabazë. Siç ka thënë edhe ministri i Jashtëm, Kosova mbështet lëvizjet demokratike kudo në botë, por Kosova nuk është një oaz ku mund të stërviten njerëzit për çfarëdo qëllimi tjetër. Kosova i ka forcat e veta të rregullta, Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës; Kosova e ka një prezencë ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in, që janë përgjegjës për siguri dhe kanë informacione edhe për zhvillime të tilla. Kosova krijon paqe dhe stabilitet. Kosova nuk prodhon kriza. Unë besoj që edhe rasti konkret, dhuna, është prodhuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri”, - deklaroi zëvendëskryeministri Kuçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›