E Diel, 1 Nëntor 2026

METE harron Bulqizën, ACR ndal me polici abuzimin me kromin

Bulqizë- Është dashur ndërhyrja e policië për të shuar konfliktet e fundit mes përfaqësueve të kompanisë koncesionarë ACR në minierën e kromit Bulqizë dhe firmave të vogla private që operojnë në zonën D të minierës.

Konflikti ka sjellë që palet të ulen në bisedime në zyrat e komisariatit të Bulqizës me pretendimin se secila ka të drejtë. Drejuesit i minierës kanë shprehur bindjen se duhet të ndalohen të futen në galerinë D firmat private pasi kjo galeri është nën zotërimin e ACR-së, derisa të mbërrijë kontraktori i ri  i premtuar nga Ministria e Energjitikës, METE.

Mësohet se ACR ka vendosur prej afro5 ditësh policë privatë për të penguar futjen në galeri të punonjësve të firmave private.  Prej afro një viti 80 minatorë të ACR-së janë pa punë pasi RIMSH e ka cilësuar zonë të rrezikshme për shkak të nivelit të lartë të gazrave brenda saj.

Ata disa herë kanë deklaruar se firmat private të lincesuara nga qeveria po shfrytëzojnë barbarisht minierën edhe në zonat ku atyre su lejohet të hyjnë. Miniera e Bulqizës ka ngjallur një debat të fortë që prej Tetorit 2011 kur humbi jetën një minator dhe 8 të tjerë u plagosen. Puna, të paktën në letër, u pezullua teska minatorët ndërmorrën një grevë urie për tiu plotësuar disa kushte siç ishte rritja e pagave dhe siguria në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›