Shembet ura në Gramsh, 2 fëmijë përfundojnë në lumë
GRAMSH – Dy fëmijë të vegjël rrezikun jetën, si pasojë e shembjes së një ure në komunën Porocan të Gramshit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kabash, kur dy fëmijët, përkatësisht 11 dhe 14 vjeç, po kalonin mbi urën pasarelë.
Pas shembjes së urës dy të miturit kanë renë në lumë, por fatmirësisht janë shpëtuar në kohë nga banorët e zonës.
Ura në fjalë lidhte dy fshatrat, Porocan dhe Kabash, ndërsa prej kohësh banorët kishin dhënë alarmin për gjendjen e saj.
(er.nu/BalkanWeb)