E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Ne e refuzuam vizitën e Nikoliqit

(E plotësuar) Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka konfirmuar këtë për RTK-në, ku ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.

....

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq ka thënë se EULEX-i ka respektuar vetëm procedurat, duke iu përgjigjur kritikave të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, pasi që nuk u lejuar të hyjë në Kosovë me rastin e liturgjisë për Krishtlindjen ortodokse në Graçanicë.

“Ekzistojnë procedura të cilat janë të njohura për të gjithë rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Kërkesa shkon përmes përfaqësuesit special të BE-së në Beograd, i cili këtë ia përcjellë përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë, i cili më pas ia dërgon Qeverisë së Kosovës dhe përgjigjja kthehet përmes rrugës së njëjtë. EULEX-i nuk është pjesë e këtij zinxhiri”, ka thënë Gudeljeviq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›