Kuçi: Tadiç nuk do hyjë më në Kosovë
PRISHTINE - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi deklaroi se në të ardhmen qeveria nuk do ta lejojë hyrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, në Kosovë.
Siç transmeton Indeksonline, vendimi i qeverisë vjen nga fakti se Tadiç ka thyer premtimet e vizitës private e religjioze duke përcjellë mesazhe politike.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Serbisë ka thënë se Kosova është tokë serbe, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë dhe se nuk e ka ndërmend të heqë strukturat paralele nga veriu.
(er.nu/BalkanWeb)