Moti, bllokohen në galerinë e Martaneshit 40 minatorë
MAT - Prej dy ditësh 40 minatorë të një firme private që punon në Thekna të Martaneshit në Mat janë të izoluar në galeri për shkak të mungesë së energjisë elektrike dhe dëborës që në këtë zonë të largët e ka kaluar trashësinë 70 cm.
Për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ushqimeve, gjendja e tyre po vështirësohet nga çasti në çast. Ndërkohë, apelit të drejtuesve të firmës për ndihmë nuk po i janë përgjigjur në kohë as CEZ dhe as ndërmarrjet përkatëse të Mirëmbajtjes së Rrugëve.
Burime për “Gazeta Shqiptare” konfirmojnë se 40 minatorët e bllokuar janë të punësuar në firmën “Ra-Krom Tirana” me administrator Gani Hoxhën, ish-deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë.
“Ne kemi kërkuar me kohë ndihmë, për hapjen sa më të shpejtë të aksit rrugor nga dëbora si dhe veçanërisht për sigurimin e energjisë që do të siguronte ngrohje për minatorët e bllokuar. Por çuditërisht, Z. Murra, përgjegjës i nënstacionit elektrik, me një përgjigje brutale, as që denjon të marrë masa”, - pohon për “GSH” administratori Hoxha.
Vetëm në orët e vona të ditës së shtunë, u arrit që tu afrohej ndihmë minatorëve, ndërsa u garantuan masa që në harkun e 24 orëve, të sigurohet furnizimi me energji.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)