E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soni Malaj sjell në jetë një vajzë, e quan Anna

TIRANE - Soni Malaj dhe Mirko Luçarelli janë bërë gjatë mëngjesit të së premtes (ora 5:00) prindër të një vajze shumë të bukur.

Këngëtarja e suksesshme shqiptare, e cila prej dy vitesh jeton në Spanjë me bashkëshortin, balerinin Mirko, ka lindur fëmijën e saj të parë, vajzën të cilën siç dihet tashmë e ka quajtur Anna, emri i nënës së Mirkos e cila s’jeton më.

Pranë yllit të skenës shqiptare në këtë ditë të veçantë kanë qenë 2 prindërit e saj, si dhe babai i Mirkos, ndërkohë që nuk kanë munguar urimet e miqve dhe të afërmve nga vende të ndryshme.

Vajza peshon 3.8 kg dhe gjendja e saj, si edhe e Sonit është shumë e mirë. Siç tregojnë të afërm të këngëtares për Sonin kjo ka qenë një ditë shumë e bukur, e mbushur me emocione të papërsëritshme.

Redaksia e “Bluetooth” uron përzemërsisht dy prindërit e rinj, ndërsa Annës së vogël i urojmë një jetë të gjatë, të mbushur me sa
më shumë dashuri dhe gëzim.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›