E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi u takua me drejtoret e institucioneve korrektuese

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe drejtoret e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Në këtë takim u diskutua për menaxhimin e punëve dhe detyrave që dalin nga ligjet dhe rregulloret me të cilat funksionojnë institucionet korrektuese, ndërsa u potencuan vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto institucione, si dhe u paraqiten prioritete e tyre për vitin kalendarik 2013.

Ministri Kuçi pasi potencoi për punën e mirë dhe konsolidimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe tejkalimin e vështirësive eventuale. Po ashtu, Ministri

Kuçi ofroi mbështetjen e plotë për stafin udhëheqës të SHKK-së, për rritje të efikasitetit në punë, gjithnjë duke u bazuar në ligj.

Drejtorët e institucioneve korrektuese premtuan për një angazhim më të madh në të ardhmen, me qëllim të eliminimit të gjitha dukurive negative dhe vështirësive në punë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›