Kuçovë, sot ekzekutimi i vendimit për lirimin e godinës
KUCOVE- Siç kishte lajmëruar gjykata e Kuçovës, sot dot të bëhet ekzekutimi i vendimit për lirimin e një objekti banimi me qëllim kthimin e saj ish-pronarëve.
Godina e banimit e ndodhur në lagjen 1 Maji në rrugën “Naftëtar”, të Kuçovës do të lirohet nga ana e Përmbaruesve privatë, por edhe me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shmangur një përplasje të dytë mes banorëve dhe përmbaruesve, për arsye sepse 20 familjet që jetojnë prej vitesh në këtë godinë kundërshtojnë të dalin nga godina.
Një javë më parë banorët aritën të zbrapsin me forcë Përmbarimin, ndërkohë që sot ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i tyre.
(m.s/BalkanWeb)