E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Te mos pengohet levizja e qytetareve ne dogana

Deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri, i cili pritet te jete dhe ministri i ardhshem i Brendshem, ka zhvilluar dje nje takim me ministrin grek per Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetareve, Nikos Dendias. Ne takimin e zhvilluar dje eshte kerkuar nga deputeti Tahiri qe te mos pengohet levizja e lire e qytetareve shqiptare drejt Greqise. Ai ka premtuar zgjidhje perfundimtare ceshtja e toponimeve duke bashkepunuar mes institucioneve perkatese. “Saimir Tahiri i ka kerkuar homologut te tij grek qe te mos pengohet levizja e lire e qytetareve shqiptare deri sa te marre zgjidhje perfundimtare ceshtja e toponimeve. Ai ka kerkuar qe te intensifikohet bashkepunimi per te garantuar levizjen e lire, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit ne pikat e kalimit kufitar”,- ben te ditur PS per takimin. Mesohet se Tahiri ka kerkuar ngritjen e nje qendre shkembimi te informacionit, ne pikat e medha kufitare qe lidhin dy vendet me qellim evidentimin e problemeve per kalimin e emigranteve dhe qytetareve shqiptare. Sipas burime nga PS-ja, takimi ka zgjatur nje ore dhe eshte diskuar per nje sere ceshtjet me interes te perbashket mes dy vendeve. Lidhur me bashkepunimin ne te ardhmen, Tahiri u shpreh se qeveria e re ka vullnet per te intensifikuar bashkepunimin per sigurine, luften kunder trafiqeve dhe krimit. Ndersa nga ana e tij, ministri grek i Rendit eshte shprehur se qeveria greke do te bashkepunoje me qeverine e re shqiptare. “Nga ana e tij Ministri Nikos Dendias ka siguruar per mbeshtetjen qe Greqia do t’i jape qeverise se re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama”,- thuhet ne njoftimin e PS per takimin. Nje jave me pare deputeti Saimir Tahiri, ne cilesine e ministrit te zgjedhur nga PS per drejtimin e Ministrise se Brendshme ka takuar dhe ministrin e Brendshem te Italise, Angelino Alfano. Edhe ne kete takim eshte diskuar per bashkepunimin e ardhshem mes Ministrive te dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›