Kryesia e PS, Ruçi rizgjidhet kreu i grupit parlamentar, hapet gara për kryetarin
TIRANE-Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë dhe grupin e saj parlamentar, në pritje të seancës së parë të Kuvendit, ditën e hënë.
Sot në orën 09:00 PS zhvilloi një mbledhje formale ku disktoi vetëm cështjen e kreut të grupit parlamentar të PS.
Gazetari i News24, Arbër Hitaj konfirmon nga burime zyrtare se në këtë mbledhje kryesie u vendos që z Gramoz Ruçi të vijojë të mbajë kreun që do të përfaqësojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në parlament për 4 vitet e ardhshme.
U fol se në këtë mbledhje do të diskutoheshin dhe emrat për nënkryetarë e sekretarë, por nuk pati diskutime të tilla. Jashtë diskutimit u la dhe zgjedhja e kryetarëve e komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga PS-ja.
Por në kalendar të kësaj mbledhje është përfshirë debati për çështjen e mandatit të kryetarit të Partisë Socialiste. Disa anëtarë kanë kërkuar që të merret në shqyrtim edhe kjo çështje, por jo vetëm e kryetarit, por për të gjitha funksionet që u ka mbaruar mandati.
Sa i përket hapjes së garës për kreun e PS do të ketë debat në gjerë në bazë dhe më pas një rikonfirmim se çfarë përcakton statuti i kësaj partie.
(d.b/BalkanWeb)