Kuci: 2 korriku data e shkëputjes së Kosovës nga Serbia
PRISHTINË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi me rastin e 2 korrikut , ditës së shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në emër të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës ka pritur sot delegatët e Kuvendit të Kosovës të legjislativit të vitit 1990.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi deklaroi se 2 korriku ka rëndësi jo vetëm në kuptimin historik dhe kombëtar por edhe në kuptimin politik-demokratik dhe juridik për Kosovën, pasi ajo do të shënojë shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
“2 Korriku është shembulli më i mirë se si institucionet e një vendi reflektojnë vullnetin e qytetarëve . 2 korriku shënon shkëputjen institucionale me Serbinë. Natyrisht se kjo nuk ka qenë një gjë e lehtë dhe ky është akti më i lartë demokratik deri në atë kohë”,- deklaroi Kuci.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi të pranishmëve u ka dhuruar nga një kopje të ‘Libri i Ditës së Pavarësisë’.
(e.m/koha/BalkanWeb)