E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticioni për të zhdukurit në rajon mbledh 500 mijë firma

TIRANE- Në vetëm dy muaj, gjysmë milioni qytetarë të Ballkanit e kanë nënshkruar peticionin për të formuar një komision rajonal, që ka për detyrë zbardhjen e fatit të mijëra viktimave nga luftërat e viteve ’90-ta. Natasha Kandiç, drejtoreshë e Fondit Humanitar për të Drejtat e Njeriut shpreson se komisioni do të themelohet në fillim të vitit 2013.

Iniciative i janë bashkuar 1500 organizata joqeveritare nga hapësirat e ish-Jugosllavisë- ndërsa qëllimi është i thjeshtë, por ambicioz: të hartohet një listë e detajizuar e viktimave të luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, si dhe rrethanat e vdekjes së tyre.

“Emri i çdo personi që është vrarë si pasojë e krimeve të luftës apo duke luftuar, do të regjistrohet, sikurse edhe rrethanat në të cilat ata janë vrarë”, ka thënë Kandiç për AFP-në, duke shtuar se i njëjti veprim do të bëhet edhe me ata që konsiderohen të zhdukur, numri i të cilëve shkon në 15 mijë në tërë rajonin.
(s.g/europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›