E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Forca, zgjidhja e fundit në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se për zgjidhjen e çështjes së veriut duhet të ketë bashkëpunim të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Kuçi ka kërkuar nga partitë opozitare të jenë më të matura kur është në pyetje çështja e veriut.

Ai ka thënë se për zgjidhjen e çështjes së veriut forca do të jetë mjeti i fundit për qeverinë e Kosovës.

“Forca do të ishte diçka e fundit dhe nëse është e domosdoshme do të veprojmë”, ka deklaruar Kuçi, duke shtuar se Qeveria nuk është për këtë variant.

“Për veriun kërkohet një veprim i unifikuar vendor dhe ndërkombëtar. Jemi shumë të vetëdijshëm se çelësi i zgjidhjeve të problemeve në veri është bashkëpunimi i sinqertë me KFOR-in, EULEX-in dhe qytetarët. Ky bashkëpunim garanton sukseset dhe rezultatet konkrete në veri”, ka thënë ndër të tjera Kuçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›