E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik kishte planifikuar tri makina bombë për Oslon

Breivik më pas shpjegoi se kishte vendosur për një makinë të tillë, pasi të realizoje tre bomba ishte tepër e vështirë.

Duke qenë se nuk e realizoi dot planin për tri makina bombë në Oslo, atij më pas i erdhi në mendje sulmi që kreu në ishullin e Utojas.

Breivik vrau 77 persona në sulmet e korrikut të vitit të kaluar. Ai kundërshtoi raportin që e nxirrte të çmendur.
Duke hyrë në sallën e gjyqit për ditën e katërt të gjykimit, Breivik nuk përshëndeti me dorën lart si ditët e tjera. Avokatët e tij ia kishin kërkuar diçka të tillë.

Breivik po ashtu u gja gjykatësve se për të përgatitur skenarin e sulmeve, ai kishte përdorur lojëra kompjuterike, mes të cilave edhe “World of Warcraft”

Me bombën afër zyrave të kryeministrisë, Breivik tha se kishte dashur të vriste të gjithë qeverinë norvegjeze. Nga Osloja Breivik më pas shkoi në ishullin e Utojas ku qëlloi për vdekje 69 persona, shumicën e të cilëve adoleshentë. Ai tha po ashtu se kishte në plan të vriste ish-kryeministrin, Gro Harlem Brundtland, i cili kishte vizituar ishullin para masakrës.

Mes të tjerash Breivik po ashtu deklaroi se:

-    Ishte 15 vjeç kur u bë skeptik i emigracionit mysliman, dhe 18-19 vjeç kur kishte menduar për herë të parë për veprime të dhunshme.

-    E quajti manifestin e tij 2083 për të përfaqësuar 400-vjetorin e Betejës së Vienës, kur Osmanët nuk arritën të merrnin Vjenën

-    Në vitin 2006 kishte planifikuar sulm vetëvrasës

-    Kishte kaluar deri në 16 orë në ditë duke luajtur lojën kompjuterike “World of Warcraft” etj.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-19 15:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›